e mërkurë, 5 janar 2011

Politikani filipinas fotografoi vrasësin e tij

Një fotografi e bërë nga një politikan filipinas pak momente para se të qëllohej për vdekje, ka çuar në arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e tij.
Reynaldo Dagsa, anëtar i këshillit të Manila-s, i bëri një foto familjes së tij jashtë shtëpisë në ditën e vitit të ri.

Pa dashje, ai përfshiu në foto vrasësin e tij duke ngritur pistoletën, në sfondin e fotos.

Familjarët ia dhanë policisë foton, e cila tashmë ka çuar në arrestimin e një personi.

Vrasësi shikohet qartë në foto, pas shpinës së vajzës, së shoqes dhe njerkës së Dagsa-s, të cilët nuk dinin për prezencën e tij.

Një kopje e kësaj fotoje u pre (u hoqën pjesëtarët e familjes) dhe u publikua në shtypin vendas./yp
shko