e mërkurë, 5 janar 2011

Të mbash dietë pa qenë i uritur

Ëndrra e frikshme e personave që duan të dobësohen është të qëndrojnë të uritur. Kur jeni të uritur ju pakësohet energjia, e keni të vështirë të përqendroheni dhe sjelljet tuaja mund të ndryshojnë për keq.
Uebsajti “Ehow”  thekson se të mos jesh i uritur nuk do të thotë vetëm ngopje fizike, krahas kësaj është dhe ndjenja e kënaqësisë. Kjo gjendje kërkon që krahas pirjes së shpeshtë të ujit të konsumohen ushqime në sasinë e duhur.

- hani 6-8 herë në ditë. Kur hani shpesh oreksi nuk do t’ju shtohet sepse stomakun e keni vazhdimisht të zënë me ushqim. Vetëm nëse nuk keni bërë mëngjes mund të hani pak më shumë në darkë. Prandaj, në vend të tre vakteve në ditë, hani pak nga pak dhe shpesh ose konsumoni gjëra të shpejta. Në këtë mënyrë do të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe do të mund të kontrolloni ushqimin.

- konsumoni vetëm ushqime të shëndetshme. Produkte të pasura me fibra, zarzavatet dhe frutat duhet të përtypen më shumë dhe kështu do t’ju ngopin më shpejt. Krahas kësaj këta produkte nuk kanë shumë kalori. Edhe konsumimi i produkteve të pasura me proteinë si peshku, bajamja dhe kinoa  ju mundëson të qëndroni të ngopur për një kohë të gjatë. Në shumë lloje fasulesh ka edhe fibra edhe proteinë.

- hani ngadalë. Trupit i duhen afërsisht 20 min për të arritur ndjesinë e ngopjes. Kur hani shpejt do të merrni më shumë kalori të panevojshme. Prandaj hani ngadalë dhe lërini trupit kohën e nevojshme të dërgojë në tru  sinjalin “tashmë stomaku u mbush, mos ha më”. Krahas kësaj kur hani ngadalë do pini më shumë ujë dhe uji do t’ju ndihmojë të ndjeheni të ngopur./yp
shko