e enjte, 30 dhjetor 2010

Albumi i Lady Gagas, më i shituri më 2010

Albumi i Lady Gagas, "The Fame Monster", është shitur në gati 6 milionë kopje në gjithë botën.
Fjala është për

versionin e zgjeruar të albumit debutues të saj “The Fame”, të publikuar më 2008, dhe i cili ka përfunduar në fronin e albumeve më të shitura të vitit. Menjëherë pas saj gjendet Eminemi, me albumin “Recovery” të shitur në 5.7 milionë kopje.

“Jam shumë e ngazëllyer me të ardhmen. Besoj se puna e zellshme më ndihmon të realizoj ëndrrat”, ka shkruar Gaga në Twitter, si koment të suksesit të saj të madh.

Këngëtarja ka zbuluar se më 31 dhjetor, në koncertin e madh për Vitin e Ri në New York, do të zbulojë planet e ardhshme./yp
shko