e hënë, 6 shtator 2010

Nuk duan se nuk duan ta terheqin rezoluten

RAJONI: Shefi i diplomacis serbe, Vuk Jeremic, tha se Serbia nuk  e ka ndermend ta tërheqë draftrezolutën për Kosovën, të cilën e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhe se është për atë se si do të jetë teksti i rezolutës e jo për tërheqjen e saj.
Mund të ketë kompromis, por jo tërheqje të rezolutës, ka thene Jeremic duke shtuar se me anë të kësaj rezolute Serbia dëshiron t’u hapë rrugë bisedimeve të reja “të cilat do të sjellin zgjidhje”.

Mnistri serb pohoi se  po zhvillon bisedime intensive me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, përfshirë edhe BE-në, duke llogaritur aspiratat evropiane të Serbisë.
shko