e diel, 26 shtator 2010

Hayden Panettiere vret shoqen e saj

Natyrisht, e tëra kjo mesele është pjesë e filmit më të ri të aktores Panetiere. Pse, mos menduat se ajo me të vërtetë është bërë vrasëse? 


Hayden Panettiere
Në fakt, po transformohet në film njëra nga ngjarjet e kronikës së zezë që shokoi opinionin ndërkombëtar, historia e studentes amerikane Amanda Knoks, që në vitin 2007 vrau në Itali shoqen me të cilën ndante apartamentin, anglezen Meredith Kerçer. 
Ne rolin e Knoksit do te jete ylli i serialit “Heroes”, Hajden Panetiere. Filmi do te shfaqet vitin e ardhshëm në kanalin amerikan “Lifetime TV”. 


Amanda Knoks u dënua para pak muajsh me 26 vjet heqje lirie me akuzën e vrasjes dhe dhunës seksuale. Por, mediet italiane bëjnë të ditur se, ajo që ndodhi në apartamentin e vajzave në Peruxha të Italisë, në pranverën e vitit 2007, është e rrethuar ende nga mistere.
shko