e hënë, 24 janar 2011

Sa peshon një kilogram?

Shkencëtarët do të vazhdojnë kërkimet e tyre për të gjetur një njësi matëse definitive dhe të pavarur nga objektet fizike për “kilogramin”, në simpoziumin që do të organizohet sot në Londër, në të famshmin unitet shkencor “Royal Society”.
Për matjen e kilogramit përdoret dhe merret për bazë një cilindër i fshehur nën fanar xhami në Zyrën ndërkombëtare të peshës dhe njësive matëse në Sevr të Parisit, i cili është prodhuar në Londër që nga viti 1879. Përbërja e cilindrit është 10% iridium dhe 90 % platin.

Njësitë matëse më të vjetra se një shekull tregojnë se pesha e kilogramit është zvogëluar. Sipas llogaritjeve, masa e cilindrit ndryshoi 0,4 mm, sa madhësia e një kokrrize rëre.

Për këtë arsye shkencëtarët në të gjithë botën po përpiqen të përcaktojnë një përkufizim të ri për kilogramin duke mos përfshirë objektet fizike. Objektivi i tyre është një përcaktim me njësite matëse universale dhe definitive si koha, largësia, masa. P.sh siç përdoret shpejtësia e dritës për metrin.

Për kilogramin shkencëtarët sugjerojnë “të pandryshuarin Planck” të babait të fizikës kuantike, Max Planck. Prandaj duhet të përcaktohet një lidhje në mes kilogramit të vjetër dhe ligjit Planck.  Në shumë laboratorë të botës po zhvillohen eksperimente për të arritur këtë qëllim. Shkencëtarët përdorin aparatin Watt, i cili mundëson shndërrimin e fuqisë mekanike në fuqi elektrike dhe anasjelltas. 

Duke theksuar se eksperimentet akoma vazhdojnë, dhe se është herët të thuhet  diçka në lidhje me përkufizimin e ri, Michael Stock nga Royal Society u shpreh se “ndryshimi në lidhje me kilogramin e ri  mund të hyjë në fuqi në Konferencën e peshave dhe njësive matëse që do të organizohet në Paris në vitin 2015.”

Ky ndryshim nuk do të ndikojë aspak në shoqëri dhe çdo gjë do të jetë si më parë për sa i përket kilogramit. Kilogrami do të ruajë peshën e tanishme por nuk do të ketë kokrrizën e rërës e cila prish masën e tij./gs
shko