e mërkurë, 26 janar 2011

Akrobacionet e skejterit pa këmbë (video)

Skejbordi është një disiplinë, e cila kërkon shumë orë stërvitje, këmbëngulje dhe kurajo. E çfarë këmbëngulje duhet për
skejbordin pa këmbë?!. 
Disa vjet më parë, në botë qarkulluan xhirimet e Oga de Souzes, skejterit pa këmbë, i cili me aftësitë e tij mahniti publikun në gjithë botën. 
Këtë ditë në YouTube janë vendosur xhirimet e djaloshit brazilian, Ital Roman, të cilin shumë e kanë shpallur “pasardhës” të Souzes. Akrobacionet që ky djalosh i bën të lënë pa frymë dhe provojnë se pavarësisht të gjithave, njeriu mund të bëjë atë që dëshiron derisa të ketë vullnet dhe këmbëngulje, transmetojnë mediet kroate.


shko