e mërkurë, 26 janar 2011

Messi gjobitet që uroi nënën

Festimi i golit, me të cilin ia uroi ditëlindjen nënës, do t’i kushtojë futbollistit të Barcelonës, Lionel Messi, midis
2 mijë dhe 3 mijë euro. 
Në ndeshjen e së shtunës kundër Racingut në Nou Camp, Messi në minutën 33 shënoi golin e dytë, duke i ndihmuar Barças të fitojë me rezultat 3-0.
Pas shënimit të golit, shkroi në drejtim të kamerës dhe zbuloi mbishkrimin, i cili thoshte "Feliz Cumple, mami” (urime ditëlindjen, nënë). 
Mesazhet e tilla gjatë ndeshjeve të futbollit janë të ndaluara në Spanjë, dhe Messi duhet të paguajë gjobën nga xhepi i tij./koha
shko