e mërkurë, 8 dhjetor 2010

Wikileaks, publiko dokumentet para zgjedhjeve!

Qytetarët e Kosovës kanë filluar të gjejnë mënyra të ndryshme për të shfaqur brengat e tyre. 


Një përson që pretendon se është nga Kosova, nën emrin “Inthenameofmine”  (në emër  timin) në ueb faqen www.reddit.com ka shkruar letër të hapur drejtuar Wikileaks ku kërkon nga kjo faqe që ti publikoj informatat për Kosovën.



“Populli I Kosovës është I vetëdijshëm për korrupsionin që mbizotron në politikën kosovare.  Edhe vetë politikanët e pranojnë se ka korrupsion në qeveri. Një kleptomani (sëmundje që I bënë njerëzit të vjedhin)  e llojit më të keq është zhvilluar këtu nën ombrellën dhe ndikimin e ndërkombëtarëve, sidomos të evropianëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës” - thuhet mes të tjerash në letrën e drejtuar Wikileaks.


Inthenameofmine”  thotë se është tejet e rëndësishme që dokumentet e njohura si “kabllo” të publikohen para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.


“Wikileaks, nëse vërtet I keni këto dokumente publikoni me prioritet nëse doni të ketë ndikim puna juaj që po e bëni. Ju lutëm publikoni dokumenetet për Kosovën. Nëse ju nuk do ti publikoni ato brenda dy-tre ditëve të ardhshme, nuk do të ketë asnjë dokument që do të mund të lëshohej,  pa marrë parasysh sa I egër do të ishte ai , nuk do të ketë asnjë  ndikim në këtë vend, sepse partitë e vjetra  politike  do të mund të ishin përgjegjëse për katër vitet e ardhshme.”


Numër tejet I madhë komentesh I janë bashkangjitur kësaj letre. Shumë nga komentuesit e quajnë letrën prekëse. / toplajm /

shko