e diel, 26 shtator 2010

Po shkaterrohen bazat e Telekomit të Serbisë

Mediat serbe sot që në mëngjes kanë raportuar se “punëtorët e Telekomit të Kosovës dhe pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës Rosa nga ora 6 e mëngjesit kanë nis të shkatërrojnë stacionet bazë të telefonisë fikse dhe asaj mobile të Telekomit të Serbisë gjithandej në Kosovë, ku jetojnë serbët”.

Siç raporton gazeta serbe Blic, “koordinatori i teknikës i njësisë operative të Telekomit të Serbisë në Kosovë, Ilia Ivanoviq, i ka deklaruar agjencisë Beta se është shkatërruar telefonia fikse në Anamoravë dhe telefonia mobile në Kosovën Qendrore, në Shtërpce dhe në Gorazhdec. 




Sipas Blic-it, punëtorët e Telekomit të Kosovës dhe pjesëtarët e Rosa-s synojnë të shkojnë edhe në stacionin bazë i cili mbulon me sinjal telefonik Zubin Potokun. Aktualisht, sipas Ivanoviqit, dy ekipe gjinden në Manastirin e Zoçishtit me qëllim të ndërprerjës së sinjalit për Hoçën e Madhe. Ivanoviq se  ky është një “sulm i ashpër” dhe sse “ka ardhur pa paralajmërim”, raporton gazeta serbe. 
"Për të gjithën e kemi njoftuar Beogradin”, ka thënë Ivanoviq, duke shtuar se mendon se “ndërprerja e telefonisë është presion para bisedimeve  të Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë që serbët të mbesin pa komunikim dhe pa kompaninë e Telekomit në Kosovë”. 
Sipas medieve serbe, aktualisht punëtorët e Telekomit të Serbisë në Mitrovicë, së bashku me udhëheqjen e tyre gjenden në stacionin bazë në Zveçan, ku, siç theksojnë ata, janë të vendosur të mbrojnë pasurinë e tyre nga shkatërrimi./koha
shko