e premte, 1 tetor 2010

Naim Abazi bene shaka

Këngëtarja dhe ikona e muzikës kosovare, Mihrije Braha, ka deklaruar në një intervistë për KTV-në se prononcimi i bashkëshortit të saj, Naim Abazit, se ai dëshiron të adoptojë një vajzë 18 vjeçare, ishte thjeshtë një shaka.


“Naimi bëri thjeshtë shaka. Kur e adopton një vajzë 18 vjeçare, atëherë ajo është bashkëshortja juaj. A mund të prisni fëmijë nga ne në të ardhmen? Jo!”, theksoi këngëtarja. Deklarata e Naim Abazit ka zgjuar polemika të shumta në qarqet e estradës kosovare, si një ide mjaft kontroverse kjo e një prej shoumenëve më të suksesshëm kosovarë. Naim Abazi dhe Mihrije Braha kanë vetëm një djalë, Platorin.
shko