e shtunë, 25 dhjetor 2010

Afër 2 mijë spanjollë fitojnë nga 300 mijë euro për Krishtlindje (video)

Gati 2 mijë spanjollë kanë marrë një dhuratë të papritur për Krishtlindje, duke fituar në loto. Çdonjëri prej tyre fitoi 300 mijë euro.

El Gordo tradicional këtë vit ia ka ndarë lojtarëve mbi 2 miliardë
euro.

Tani po festohet në gjithë Spanjën. Lotaria tradicionale e Krishtlindjeve është provuar me fat për 1 950 lojtarë. Numri fitues 79250 i ka sjellë secilit prej tyre 300 mijë euro.

Në vendin me shkallën më të lartë në Evropë, nxjerrja e numrave fitues është pritur me padurim. Fjala është për lotarinë më të pasur në botë, ku fitimi është i sigurt. 

Një xhekpot i vetëm nuk ekziston. Çdo numër i nxjerrë me 5 shifra është fitues, me të ardhura prej 20 deri 300 mijë euro. Këtë vit, spanjollëve i janë ndarë gjithsej 2 miliardë e 300 mijë euro


shko