e martë, 21 dhjetor 2010

BDI: Angazhohemi për zgjidhjen e kontestit të emrit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), përmes një deklarate me shkrim thotë se ky subjekt politik angazhohet për zgjidhje sa më të shpejte të çështjes së emrit, pasi kjo është pengesa e vetme për zhbllokimin e proçeseve integruese të vendit .

 
“Është më se e qartë se bëhet fjalë për një problem biletaral në mes dy vendeve dhe ne këtë drejtim mbështesim negociatat që zhvillohen nën patronazhin e OKB-së, njëkohësisht, BDI konsideron se në zgjidhjen e kësaj çështje është më shumë se i dobishëm dhe i mirëseardhur inkuadrimi i Bashkimi Evropian (BE), SHBA-së dhe NATO-s, sepse duke marrë parasysh relevancën e këtyre institucioneve, ndërmjetësimi i tyre do të përshpejtoj arritjen e zgjidhjes të pranueshme për të dy palët” thuhet në deklaratën e BDI-së.
 
Sipas BDI-së, vendet anëtare të BE-së, NATO-s, por edhe vendet e rajonit duhet të kenë një qasje më aktive në zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve të hapura në rajon , për shkak se, në këtë mënyrë do të japin kontributin e tyre në drejtim të hapjes e dyerve për anëtarësim në familjen e madhe evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor, gjë që është parakusht për stabilitetin e rajonit. 
shko