Evropiania më e bukur në Hollywood, Monica Belluci, ishte në vizitë të shkurtër në metropolin slloven. Atje ishte pjesëmarrëse në hapjen e shtëpisë ekskluzive të rrobave, dhe për ardhjen dhe qëndrimin e saj pesorëshe fitoi rreth 500 mijë euro, më saktë për secilën orë të kaluar në Slloveni me vajzën e saj i takuan 100 mijë euro, ndërsa këtu kishte ardhur me aeroplan privat.
Mediet e rajonit e shfrytëzuan këtë rast dhe biseduan me aktoren e mirënjohur për jetën e saj. Monica Belluci tashmë tri herë ishte fotografuar pa asnjë rrobë në trupin e saj, kështu që pa asnjë problem iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se çka mendon për lakuriqësinë.
“Unë vijë nga bota e modës dhe nuk e kam problem që të zhvishem. Nëpër revytë e ndryshme të modës modelet veshin fustane të tejdukshme dhe ndihen mirë në trupin e tyre. Në familjen time lakuriqësi është konsideruar si gjë natyrale, ndërsa kam realizuar edhe shumë filma ku e shfrytëzojë trupin tim si ‘instrument’. E dua dhe më pëlqen gjuha e trupit”, deklaroi e mrekullueshmja Bellucci.
Gazetarët dëshiruan t’i konfirmonin spekulimet, se gjoja aktorja nuk jeton me bashkëshortin e saj, por jetojnë në shtëpi të ndara.
“Nuk e di ku e keni lexuar dhe mësuar këtë. Unë dhe bashkëshorti im udhëtojmë shumë, kështu që nuk jemi gjithmonë bashkë, por jetojmë së bashku dhe në vendin e njëjtë”, tha Belluci./yp