Trajneri i Real Madridit Jose Mourinho është shokuar kur nuk e ka parë emrin e tij në listën për trajner të vitit.
Kandidati i parë për të fituar këtë epitet është Vincet Del Bosque, i cili me Spanjën fitoi Kampionatin Botëror, ndërsa Mourinho nuk po e kupton pse po favorizohen trajnerët nga botërori.
“Unë e kam kryer punën time. 11 muaj 57 ndeshje, tre tituj. Kam fituar gjithçka që mund të fitohet, nuk e di çka duhet të bëjë më shumë”, ka thënë Mourinho.
Ai ka shkuar edhe ma larg duke thënë se nuk i vyen një epitet i cili vlerësohet vetëm nga arritjet në Kampionat Botëror.
“Nëse e gjithë puna vlerësohet vetëm në botëror, atëherë unë nuk jam i interesuar për këtë trofe”, ka përfunduar Mourinho.