e premte, 24 dhjetor 2010

Eminem: “Vajza më ka ndryshuar”

Është rikthyer me hitin më të dëgjuar të momentit “I love the way you lie”. Eminem është reperi që nuk do të bënte asnjëherë një tjetër muzikë përveç hip-hopit. Është gjithçka që dëgjon, këndon dhe frymëzohet prej saj.
Duke marrë spunto nga jeta personale, ai i shkruan dhembjes. I divorcuar jeton me vajzën Haley, e cila është gjithçka për të. Problemet dhe historitë e reperit të famshëm

“A është fama dhe pasuria një ëndërr e realizuar?”. Sipas Eminem ato mbeten më shumë një ankth. Kështu është shprehur reperi Marshall Bruce Mathers III, i njohur ndryshe si Eminem, djali nga Detroit i cili u shndërrua në një yll të hip hopit shumë shpejt.

Muzika e tij e veçantë është më e dëgjuara në mbarë botën, duke u bërë kështu idhulli i shumë adoleshentëve. Brenda një kohe të shkurtër ka shitur shumë kopje albumesh por dhe është kritikuar për fjalët e rënda të përdorura në tekste, si dhe paragjykimet kundër këngëtareve femra.

Njihet për një jetë personale tepër të trazuar. Me nënën e tij, Eminem, nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie të mirë. Janë zënë vazhdimisht dhe ajo e ka akuzuar atë për shpifje. Edhe sot ata nuk kanë ende një raport të mirë me njëri-tjetrin.
Eminem është martuar dy herë me Kimberley Anne Scott, të cilën e njohu në gjimnaz. U lidhën në 1989 por herë pas here ndaheshin. Kështu çifti divorcohet në vitin 2001 për t’u ribashkuar në Janar të 2006. Divorci i dytë ndodhi po atë vit ku u diskutua edhe kujdestaria e vajzës së tyre Haley.

Shumë prej këngëve si "My Dad's Gone Crazy", "Mockingbird", "Cleanin' Out My Closet", "When I'm Gone", "Deja Vu", "Beautiful", reperi ia ka kushtuar asaj. Një histori dashurie Eminem ka pasur edhe me këngëtaren e njohur Mariah Carey./yp
shko