e martë, 28 dhjetor 2010

Futbolli para femrave

Burrat preferojnë futbollin para grave dhe topi mbetet në mendjen e tyre për një mesatare prej të paktën 5 orësh në javë. Në këtë përfundim ka arritur
një sondazh ndërkombëtar i drejtuar nga Heineken, sponsor zyrtar i “UEFA Champions League” dhe i cilësuar si “Të gjithë të çmendur pas futbollit”. Hetimi i kryer nga instituti “OnePoll” u bazua në një kampion prej rreth 5300 meshkujsh me moshë nga 25 deri 40 vjeç, të cilët vinin nga 15 shtete të ndryshme.

Në pozicionin e parë qëndrojnë anglezët, të cilët shikojnë futbollin mesatarisht për 2 orë e 22 minuta dhe flasin për të deri 3 orë e 21 minuta. Në vend të dytë renditen fansat tailandezë, që i dedikojnë futbollit 3 orë e 2 minuta duke folur, ndërsa e shohin 2 orë e 15 minuta. 

Meshkujt brazilianë pozicionohen vetëm në vend të tretë. Befasisht, holandezët me tulipanët e tyre, kalojnë vetëm 92 minuta në javë duke shikuar futboll, ose më saktë ekuivalentja e një ndeshjeje të Champions League./yp
shko