e diel, 26 dhjetor 2010

Ku ka stres, ka puçrra...

Thënia “kur kam stres, më dalin puçrrat” ka kuptim, veçanërisht për aknet tek të rriturit, pasi hormoni i stresit përforcon aktivitetin e pikërisht atyre hormoneve që shkaktojnë
aknet.

Hormonet janë, le të themi, barometri i emocioneve. Gjëndrat përkatëse reagojnë shumë ndjeshëm ndaj humorit dhe ndryshimeve në jetë. Ndaj thënia “Kur ka stres, më dalin puçrrat” ka kuptim, veçanërisht për aknet tek të rriturit, pasi hormoni i stresit përforcon aktivitetin e pikërisht atyre hormoneve që shkaktojnë aknet. Edhe hormonet e ciklit janë shpesh përgjegjëse për klinikën e ndryshueshme të lëkurës. Në fund të ciklit menstrual, kur mbizotërojnë hormonet e trupit të verdhë (korpus lutem) dhe niveli i estrogjenit është relativisht i ulët, nisin të çelin puçrrat tek shumë femra.

Puçrrat e saposhtrydhura mund të trajtohen me një pambuk dezinfektues. Duhet të përmbajë për shembull acid salicilik, që vepron njëkohësisht kundër inflamacionit.

Pikat e mbyllura - të ashtuquajturat komedone me kokë të zezë. Mund të largohen vetëm nga specialisti. Shmangni kruajtjen e fytyrës kur jeni nervoz. Sepse, kështu ju shpërndani bakteret në lëkurë, të cilat hyjnë në pore të tjera dhe krijohen kështu puçrra të reja. 
shko