e premte, 24 dhjetor 2010

Peshku që do të zbulojë sekretin e gjumit.

Një peshk i vockël do të ndihmojë biologët të gjejnë përgjigjen e pyetjeve rreth problemeve të gjumit, çfarë ndodh në tru gjatë kohës që jemi në gjumë dhe sa i dobishëm është gjumi.
Sipas lajmit të publikuar në revistën “BBC Focus”, specialistët e Universitetit Stanford analizuan trurin e peshqve zebra dhe treguan mënyrën sesi ndryshon numri i sinapseve (lidhjeve nervore) gjatë natës dhe ditës. Specialistët theksuan se numri dhe gjatësia e  sinapseve në sistemin “Hypocretin”, i cili rregullon gjumin në tru, pakësohet shumë gjatë natës.

Tashmë dihet se është aprovuar teoria e shkurtimit sinaptik. Por për here të parë me anë të një ekperimenti mbi një shtyllë kurrizore të gjallë u provuan ndryshimet sinaptike gjatë ditës. Krahas kësaj, studimi tregoi se ndryshimet sinaptike në këtë pjesë të trurit rregullohen nga oraret sirkadiene (rrethi biokimik 24 orësh) të kafshëve. Për këtë arsye u vërtetua se edhe kur peshqit janë zgjuar shikohet një lloj pakësimi tek sinapset.

Specialistët, të cilët analizuan peshkun e llojit zebra, një lloj peshku akuariumi panë se larvat e këtyre peshqve janë të tejdukshme (transparente). Kështu duke shfrytëzuar sistemin e  ri të pasqyrimit floresans specialistët do të vëzhgojnë 24 orë lidhjet neuronale të peshqve. Krahas kësaj specialistët kanë zbuluar dhe një gjen të njohur si “NPTX2b”, i cili rregullon ndryshimet ritmike sinaptike./gs
shko