e mërkurë, 29 dhjetor 2010

Sa njerëz flasin me telefon në Kosovë?

Eliminimi i tërësishëm i operatorëve ilegalë, privatizimi i PTK-së, krijimi i sistemit të integruar informativ gjeografik dhe atij të qendrës nacionale të radio-spektrit janë disa nga
punët që i ka vënë para vetes Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit.
Në konferencën përmbyllëse për këtë vit, zyrtarë të saj kanë treguar për një numër punësh që kanë bërë, duke pranuar se me gjithë numrin e madh të largimit të operatorëve ilegalë, ata operatorë vazhdojnë të funksionojnë në disa pjesë të vendit, kryesisht në veri.
Sipas të dhënave të këtij institucioni numri i parapaguesve të telefonisë mobile ka arritur në 1 milionë e 537 mijë e 164 persona, kurse te telefonia fikse numri i telefonave ka arritur në 88 mijë e 716 sish./indeksonline
shko