e mërkurë, 29 dhjetor 2010

Telenovela e fundvitit quhet Ronaldinho

Pozita e mesfushori brazilian të Milanit, Ronaldinho rreth transferimit të tij në ndonjë klub europian apo botëror me të drejtë mund të quhet tenenovela "Ronaldinho ku po shkon?" Deri më tani braziliani Ronaldinho nga mediat botërore është
"transferuar" në shumë klube botërore si: Gremio, Palmeiras, Man.City, PSG, Fenerbahçe. Së fundi kësaj valleje i'u është bashkangjitur edhe klubi meksikan, Chivas.
Presidenti i skuadrës meksikane, Chivas, ishte takuar me brazilianin Ronaldinho në Rio de Janeiro, të cilit ia kishte ofruar 24 milionë dollarë për katër vjet.
“Kjo është vetëm një arsye për të treguar se Chivas do të bëhet klubi më i madh në botë”, - ka thënë Jorge Vergara, president i Chivasit nga Guadalajara, ndërsa ka thënë se ia ka dhënë Ronaldinhos fanellën me numrin 10.
Ky lajm konfirmohet edhe nga e përditshmja meksikave “ Record”, e  cila shkruan se, çdo gjë ka marrë fund rreth kalimit të Ronaldinhos në Chivas.
“Jam shumë i lumtur që do të luaj në këtë skuadër. E kam kuptuar se sa janë ambiciozë pronarët e këtij klubi. Unë do të jap gjithçka nga vetja ime”, - ka thënë braziliani 30-vjeçar, i cili për katër vjet qëndrimi të tij në Meksikë, do të ketë pagë vjetore prej 6 milionë dollarëve. /indeksonline/
shko