Rezultatet e eksperimenteve të tyre, botuar në revistën "Nature Neuroscience", tregojnë në fakt se gjatë gjumit truri i reziston më mirë asaj ç'ka mund të dëmtojë ose fshijë një kujtim, sesa kur është zgjuar.
Studime të mëparshme kishim vërtetuar se kujtesa e shkurtër, e përqendruar përkohësisht në një pjesë të trurit të quajtur hipokam, nuk fiksohet aty menjëherë. Dihet gjithashtu se riaktizivimi i këtyre kujtimeve, pak kohë pas mësimit të tyre, luan një rol përcaktues në transferimin e tyre drejt zonës së ruajtjes së përhershme, neokorteksit, "hard-disku" i trurit.
Por, kjo periudhë riaktivizimi e bën të cënueshme kujtesën. Për shembull, mësimi i një poezie të dytë në këtë interval kohor rrezikon të vështirësojë ndjeshëm regjistrimin e një poezie të parë në kujtesën e gjatë.
Duke u nisur nga parimi se gjumi nuk kishte asnjë ndikim në këtë proces, Bjorn Rasch dhe kolegët e tij të Universitetit të Lubeck (Gjermani) u përpoqën të siguroheshin me një eksperiment.
Kështu, ata i kërkuan 24 vullnetarëve të mbanin mend 15 çifte letrash me figura kafshësh dhe objekte të zakonshme. Dyzet minuta më vonë, gjysmës së personave, të mbajtur zgjuar, iu kërkua të mbanin mend edhe një seri letrash të tjera paksa më të ndryshme.
Nga ana tjetër, 12 vullnetarët e tjerë u vunë të bënin një sy gjumë para se të mbanin mend serinë e dytë të letrave. Të dy grupet u testuan më pas për aftësinë e tyre për të mbajtur mend serinë e parë të letrave.
Për habinë e madhe të kërkuesve, ata që kishin bërë një sy gjumë, shfaqën një rezultat më të mirë, duke mbajtur mend mesatarisht 85 për qind të letrave, për kundrejt 60 për qind të asaj ç'ka mbanin mend ata që kishin qëndruar zgjuar./bw