Për më shumë se 86 mijë votues nesër do hapen 29 qendra të
votimit, me 104 vendvotime, ndërsa në veriun e dominuar nga serbët do ketë edhe ekipe mobile për zgjedhjet.
Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian (EUSR) në Kosovë sërish do të koordinojë “Vëzhgimin e Zgjedhjeve të Kosovës 2010” për të përcjellë rivotimin në zgjedhje në Komunën e Mitrovicës, të dielën më 23 janar 2011.
Misioni për Vëzhgim të Zgjedhjeve do të përbëhet prej rreth 40 ekipeve me pjesëtarë të ICO-së/EUSR-së, pjesëtarë të misioneve diplomatike në Kosovë, si dhe diplomatë nga vendet e tjera anëtare të BE-së dhe nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Për rivotimin në Mitrovicë, KQZ ka akredituar edhe shumë vëzhgues të tjerë./bw