e diel, 2 janar 2011

Përleshje e armatosur në Malishevë

Një i vdekur dhe dy të plagosur eshte bilanci i nje perleshje te armatosur qe ka ndodhur ne oret e mbremjes ne Malisheve.
Zedhenesi i policise rajonale te Prizrenit, Hazir Berisha, i ka thene portalit Indeksonline se ngjarja ka ndodhur pas ores 19:00 ne restorantin Keshtjella ne Banje te Malisheves. Ne perleshje kane qene te perfshire shume persona, ndersa prej tre te plagosurve te derguar ne QKUK njeri ka mbetur i vdekur. Haziri ka thene se 8 persona po mbahen ne arrest ndersa edhe dy jane ne kerkim. Policia ka dalur ne vendngjarje ndersa ende nuk dihen motivet./indeksonline
shko