e martë, 15 shkurt 2011

Angelina hedh poshtë spekulimet

Zëdhënësi i Angelina Jolie ka hedhur poshtë spekulimet se aktorja është duke planifikuar të adoptojë edhe një fëmijë tjetër, për t’iu bashkuar familjes së saj të gjerë me Brad Pitt.

Aktorja ka tre fëmijë të adoptuar dhe tre fëmijë biologjik me Pitt dhe më herët ka thënë se është shumë e zënë për të menduar edhe për një shtesë në familje. 

Së fundi u tha se dyshja e famshme synojnë të adoptojnë një jetime nga Haiti me emrin Leah, por zëdhënësi i Jolie ka thënë se ajo është takuar me zyrtarë dhe avokatë në vend për të ndërtuar fondacionin e saj bamirës. 

“Nuk ka të vërtetë në ato thashetheme. Angelina është e fokusuar në rritjen e mirëqenies dhe mbrojtjes legale të fëmijëve në Haiti. Si e tillë, ajo është takuar me zyrtarë të Haitit, ekspertë ligjorë dhe organizata joqeveritare duke synuar një iniciativë të re për Fondacionin Jolie-Pitt”, ka thënë zëdhënësi i saj./yp
shko