Insistimi dhe në fund marrja e postit të Presidentit të vendit, i ka kushtuar paksa AKR-së. Deri para pak ditësh, oferta e PDK-së për AKR-në ishte e majme. Në shkëmbim të heqjes dorë për presidentin, PDK-ja ia ofroi Pacollit postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm dhe katër ministri, si dhe postin e kryetarit të Kuvendit. AKR nguli këmbë dhe fitoi. Por tani nuk ka edhe aq hapësirë në qeveri që Pacolli e kërkoi gjithë kohën.
Pasi ia la postin e të parit AKR-së, PDK e “rrudhi dorën” në dikasteret ministrore.
Në kuadër të marrëveshjes së koalicionit, AKR do të ketë tre ministri dhe presidentin.
PDK do të kandidojë sërish Jakup Krasniqin për kryetar të Kuvendit.
Një ministri pritet t’i ofrohet edhe Listës “Dr. Ibrahim Rugova”./indeksonline