e hënë, 14 shkurt 2011

Gradime jashtëligjore në MPJ

Ushtruesja e detyrës së ministres së Punëve të Jashtme (MPJ), Vlora Çitaku ka anashkaluar legjitimitetin e Komisionit për Gradime dhe ka vendosur që vetë t’i gradojë disa nga të zyrtarët e ambasadave.

Duke tejkaluar kompetencat e ushtrueses së detyrës dhe duke harruar se Qeveria e Kosovës është “në largim”, ajo në heshtje ka nisur gradimet në ambasada dhe shërbime konsullore. 

Ndër të parët që është prekur nga “dora” e Çitakut ka qenë ish-sekretari i parë në Konsullatën e Kosovës në Bruksel, Valon Krasniqi, i cili është ngritur në pozitën e zëvendëskonsullit.

Burime të besueshme të gazetës brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme thonë se ky veprim është ndërmarrë nga u.d e ministres së MPJ-së, pa i përfillur fare rekomandimet e Komisionit për Gradime të këtij dikasteri.

“Valon Krasniqi është graduar për tri shkallë, edhe atë vetëm me vendim të zëvendësministres. Komisioni për Gradime e ka ndërprerë punën për shkak se nuk ka të drejtë t’i bëjnë gradimet kur ministria nuk ka ministër dhe qeveria është në largim”, ka thënë burimi.../zeri
shko