e diel, 5 shtator 2010

KE shuplakë Maqedonise

RAJONI: Raporti i Komisionit Evropian (KE) për progresin e Maqedonisë pritet të ketë përmbajtje negative sa i përket dialogut politik, luftimit të korrupsionit, zbatimit të reformave në disa fusha institucionale, lirisë së mediave, moszbatimit të decentralizimit në disa fusha, etj.

Këto detaje janë bërë të ditura jozyrtarisht nga burime brenda përfaqësisë së Delegacionit të Komisionit Evropian në Shkup. Megjithatë, bllokimi i dialogut politik dhe i punimeve të Parlamentit të Maqedonisë, pas mosmarrëveshjeve ndërmjet pozitës dhe opozitës, do të jenë dy pikat më kritike të raportit, i cili do të publikohet gjatë muajit tetor.

Zëvendëskryeministri për Evrointegrime në Qeverinë e Maqedonisë, Vasko Naumovski, ndërkaq deklaroi se nuk dëshiron të prejudikojë se çfarë do të jetë raporti për Maqedoninë. Sipas tij, qëllimi primar i Qeverisë së Maqedonisë është që të përfitojë një raport objektiv për progresin e deritanishëm. 

“Jemi të fokusuar në mbylljen e të gjitha rekomandimeve që janë evidentuar në raportin e kaluar. Shpresojmë se KE do të publikojë një raport objektiv”, deklaroi Naumovski. 

Raporti i vjeshtës i KE pritet të jetë në qendër të debatit politik ndërmjet pozitës dhe opozitës në Shkup. Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë që ndërlidhen me pikat tjera që mund t’i përmbajë raporti. Ambasadori i BE’së në Shkup, Ervan Fuere, këto ditë po qëndron në Bruksel për të raportuar dhe për konsultime me kreun e KE
shko