e hënë, 14 shkurt 2011

Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt

Mark Antoni dhe Kleopatra Faraonja e Egjiptit dhe gjenerali romak
Historia e dashurisë së faraones së fundit të Egjiptit dhe gjeneralit të pashëm romak skandalizoi gjithë shoqërinë romake dhe politikanët romakë. Ata u martuan në vitin 36 para Krishtit, por dashuria e tyre nuk pati fund të lumtur. Pavarësisht të gjitha rreziqeve, Mark Antoni dhe Kleopatra u martuan në vitin 36 Para Krishtit. Në vitin 31 para Krishtit, kur Mark Antoni dëgjoi në fushën e betejës lajmin e rremë se Kleopatra kishte vdekur, ai ra mbi shpatën e tij. E mbetur pa shpresë, Kleopatra vrau veten duke përdorur një gjarpër helmues.


Marie dhe Pier Kurie Partnerë në dashuri dhe në shkencë
Marie kalonte çdo minutë kohë të lirë duke studiuar në laborator. Kështu ajo i ra në sy Pier Kurie, i cili ishte drejtori i një prej laboratorëve ku ajo punonte. Ai i bëri asaj propozime të shumta martese deri sa ajo pranoi. Ata u martuan më në fund, në vitin 1895 dhe filluan kështu lidhjen e tyre të famshme. Tre vite më vonë ato zbuluan poloniumin dhe radiumin. Në vitin 1903 fituan çmimin Nobel. Kur Pier vdiq në vitin 1904, Marie vazhdoi punën e tyre të përbashkët duke u bërë dhe mësuesja e parë femër në Sorbonë.

Alfred Lunt dhe Lin Fontan Çifti që “mbretëroi” 55 vite në Broduei 
Lunt dhe Fontan u shfaqën në pjesën e parë teatrore së bashku, në vitin 1919. Ata u martuan tre vite më vonë. Rrallë ka ndodhur që një histori dashurie teatrale të zgjasë aq shumë ose të ketë një triumf të tillë. Për 55 vite ata ishin të pandashëm nga njëri tjetri. Ata shkëlqyen në Broduei me rolet e tyre në komeditë e sofistikuara të Xhorxh Bernard Shout, Terenc Ratigan dhe Noel Kouard, vepra madhore e të cilit, “Design for living” ishte krijuar enkas për ata të dy. Alfred dhe Lin u larguan nga skena në vitin 1958.

Eni Oaklei dhe Frenk Batler Gjuajtësit e talentuar që frymëzuan “musical” amerikan
Eni Oaklei nga Ohajo ishte një vajzë çapkëne, e cila shumë shpejt u bë e njohur si qitëse e talentuar. Frank Butler, i cili ishte qitës me famë në atë kohë, u habit pa masë kur i thanë se një vajzë e re kishte pranuar sfidën e tij për të mundur këdo. Por në fakt, vajza e re e fitoi konkursin dhe e mundi atë. Ajo fitoi gjithashtu dhe zemrën e tij. Ata u martuan në vitin 1882. Butler braktisi karrierën e tij, për të menaxhuar atë të gruas së tij. Eni vdiq në vitin 1962. Bashkëshorti i saj zemërthyer, vdiq 18 ditë më vonë, ndërkohë që martesa e tyre e lumtur kishte zgjatur 44 vite.

Robert dhe Elizabeth Brouning Një histori dashurie sekrete mes dy poetëve legjendarë
Historia e dy poetëve përmban gjithë elementët e duhur për një histori romantike, shoqërimin e fshehtë me njëri tjetrin, arratisjen, poezitë e dashurisë dhe peizazhin piktoresk italian. Elizbeth shkruante poezi që kur ishte e vogël dhe botoi një libër “Poems” në vitin 1844. Shkrimet e saj tërhoqën vëmendjen e Brouning, i cili ishte poet. Ata u detyruan të arratisen në Itali pas kundërshtimit të babait të Elizabeth për martesën. Poezitë e të dyve u frymëzuan pikërisht nga historia e dashurisë së tyre.

Viktoria dhe Alberti Mbretëresha angleze që vajtoi bashkëshortin për 41 vite
Mbretëresha Viktoria dhe Princi Albert u martuan më 1840. Çifti pati nëntë fëmijë dhe Viktoria ishte shumë e dashuruar pas bashkëshortit të saj. Kur Alberti vdiq më 1861 ajo nuk u shfaq në publik për tre vjet rresht. Izolimi i saj i gjatë shkaktoi kritika publike. Sidoqoftë, nën influencën e kryeministrit Benxhamin Disraeli, Viktoria iu rikthye jetës publike në vitin 1866. Por Viktora, s’reshi kurrë së vajtuari për princin e saj të dashur, duke u veshur me të zeza deri në fund të jetës së saj.

Xhon Alden dhe Prishila Mullins Një prej romancave të para të kolonive në SHBA
Historia e tyre ishte një nga romancat e para në kolonitë amerikane. Historia e tyre e dashurisë është e përjetësuar në një poemë të vitit 1858 të Henry Longfellou. Sipas poemës, Alden u njohu me Mullins, kur kapiteni i tij e dërgoi atë t’i thoshte vajzës së bukur se kishte rënë në dashuri me të. Mirëpo Alden dhe Mullins u dashuruan bashkë, megjithëse nuk mund ta shprehnin nga frika se mos fyenin kapitenin. Së fundmi ata u martuan, lindën 11 fëmijë dhe janë ndër themeluesit e Duksbëri në Masacusets.

Shah Jahan dhe Mumtaz Mahal Perandori që ndërtoi Taxh Mahalin për gruan e tij
Perandori Shah Jahan ishte i dashuruar marrëzisht pas gruas së tij 15-vjeçare, Mumtaz Mahal. Ajo i dhuroi atij 14 fëmijë dhe u bë gruaja e tij e preferuar. Pas vdekjes së saj në 1629, perandori që mbajti zi për një kohë të gjatë për gruan e tij të dashur, vendosi të ndërtonte në nder të saj një monument. U deshën 20 mijë punëtorë, një mijë elefantë dhe rreth 20 vite për përfundimin e monumentit, i cili sot është një destinacion i preferuar i turistëve, Taxh Mahali. Kur Shah Jahan vdiq, e varrosën përkrah gruas së tij në Taxh Mahal.

Abigail dhe Xhon Adams Një histori dashurie gjysmëshekullore gjatë luftës revolucionar.
Edhe pse ajo jetoi në një kohë, kur pjesa më e madhe e grave nuk ishin të arsimuar, Abigail Adams mësoi të lexonte dhe të ishte në kontakt me ngjarjet e momentit në vend. Intelekti i Abigail tërhoqi vëmendjen e avokatit të ri, Xhon Adams dhe ata u martuan në vitin 1764. Ishte një dashuri intelektuale dhe romantike që do të zgjaste për 50 vjet. Gjatë kohës që Adams ishte larg shtëpisë, ata i shkruanin njëri tjetrit letra të gjata romantike. Në vitin 1810 ata lanë Shtëpinë e Bardhë dhe u tërhoqën në fermën e tyre në Masaçusets, ku gëzuan praninë e njëri-tjetrit dhe për 17 vite të tjera.

Abelardi dhe Heloiza Dashuria e një murgu e murgeshe që jetoi ndër shekuj
Historia tragjike e Abelardit dhe Heloziës ka jetuar ndër shekuj. Rrethi vitit 1100, Peter Abelard shkoi në Paris të studionte në shkollën “Notre Dame”. Ai fitoi shpejt si reputacionin si filozof i shquar. Kur meshtari i “Notre Dame” e punësoi atë t’i jepte mësim mbesës së tij, Heloizës, ai u dashurua marrëzisht me mbesën e punëdhënësit të tij, Heloizën me të cilën pati dhe një fëmijë. Mirëpo pasi u mor vesh një gjë e tillë, Heloizën e mbyllën në një kuvend dhe Abelardi vendosi të bëhej murg. Ata vazhduan ta donin njëri tjetrin dhe letrat e tyre janë botuar më vonë/toplajm
shko