e premte, 25 shkurt 2011

Kombi shqiptar

Ismail Kadare 


Fati, ndonese na eshte bere zakon ta mallkojme, na ka caktuar ne shqiptareve te jetojme ne nje nga zonat me te bukura te Evropes. Evropa vete, nderkaq se bashku me SHBA eshte tani lagjja me luksoze e botes. Ne e harrojme shpesh kete, harrojme qe ky vend, sharjet ndaj te cilit i kemi ne maje te gjuhes, ky vend pra, i vendosur midis Venedikut, Romes e Athines ka nje skajim gjeografik te mrekullueshem, se ai ka nje klime te admirueshme, se ka pasuri natyrore te shumta, se ka ndoshta plazhet me te bukura te kontinentit.
Ne harrojme c'do te thote ankthi shekullor i vendeve qe nuk kane dalje ne det, pas permendur vendet e izoluara ne thellesi te kontinenteve, pa permendur trojet e gjera te kesaj bote te mbushura me shkurre, shkretetire e trishtim, e mbulojne tri te katertat e rruzullit tokesor. Ne i harrojme keto dhe, meqenese jemi midis nje kopshti plot me shtete pasanike, na pelqen te qahemi qe nuk jemi si ata. 

Ne vuajme nga kompleksi i vogelsise dhe harrojme se shtati i popullit shqiptar, pavaresisht nga prerja e trojeve te tij nuk eshte aspak i vogel ne kete gadishull, se ai eshte perafersisht i barabarte me shtatin e grekeve, te serbeve e te bullgareve. Perseritja gjer ne lodhje e shprehjes "Shqiperia e vockel", "popull i vogel" s'eshte vecse shprehje e nje deshire per te fshehur per tkurrjen e metejshme te ketij populli. 

Nderkaq, porsa diku del ne pah ndonje mendim, ndonje program ose ndonje pyetje: perse shqiptaret, ndryshe nga popujt e tjere duhet te jetojne te ndare, aty per aty harrohet percmimi per vogelsine dhe buis shprehja "Shqiperi e madhe". Kjo shprehje perseritet me nje fare tmerri, si dicka e rrezikshme, thua se ne kete bote vetem 8 ose 9 milion shqiptaret qe jetojne bashke behen te rrezikshem per boten ! E nderkaq, askush nuk thote, sipas kesaj logjike, se 90 milion gjermanet e bashkuar jane te rrezikshem, e aq me pak askush nuk thote se 250 milione ruset, bashke me bombat e tyre berthamore jane kercenim per te tjeret. 

Ne qofte se s'duhet te vuajme as nga kompleksi i "vendit te mallkuar", as nga ai i vogelsise numerike, shqiptaret aq me pak kane njohur kompleksin e races. Jo vetem qe ne boten e sotme te cliruar nga paragjykimet raciste ata paraqiten nje popull i shendetshem, si gjithe te tjeret, por edhe ne kushtet e dallimeve e doktrinave raciste, duke qene nder te rrallet popuj te Evropes qe nuk u preken, perkundrazi u lajkatuan prej ketyre doktrinave, shqiptaret, vetvetiu mbeten jashte ketij trazimi. Merita e tyre eshte se nderkaq ata nuk u dehen nga lajkat raciste dhe pervec theksimit ndoshta te kapardisjes, teoria e racave s'pati pasoje ne Shqiperi. 

Ne sferen shpirterore, ne zoterimin apo krijimin e vlerave shqiptaret s'kane patur kurre arsye t'i kene lakmi apo smire te tjereve, aq me pak kane arsye sot per nje gje te tille. 

Shqiptaret jane krijuesit e bartesit e nje prej gjuheve themelore te njerezimit, nje gjuhe qe ka vendin e saj te paluajtshem midis dhjete - dymbedhjete gjuheve kryesore te botes. Nje nga vendet e para te krishtera te Evropes, Shqiperia ka qene nje rrjedhimisht truall fillestar i qyteterimit perendimor evropian. Nga himni i madh i Krishterimit "Te Deum", i shkruar nga nje peshkop shqiptar mbi njemije e peseqind vjet me pare, te mbrojtesi i qyteterimit perendimor, Gjergj Kastrioti, personazhi me sublim e me i njohur ne bote, jo vetem i shqiptareve, por i krejt popujve te Ballkanit, i cilesuar si "aleat i Krishtit", e gjer te murgesha shqiptare Nene Tereza, gruaja shqiptare me e famshme e botes se sotme, kalon si nje fill i ndritur deshmia e ketij qyteterimi, kaq shume e kaq me kembengulje te mohuara nga dashakeqesit e kombit shqiptar. 

Dhe kjo eshte e kuptueshme: duhej fshire kjo deshmi per t'u hapur rruga shpifjeve e shtremberimeve te perbindshme, per te ardhur gjer te teza e mbrapshte se shqiptaret, jo vetem s'kane te bejne me qyteterimin evropian, por jane varrmihes te tij. 

Gjithmone ne kete logjike te mbrapshte shpjegohen sulmet qe iu bene vitet e fundit, prej vete renegateve shqiptare tashme pikerisht gjuhes shqipe, figures sublime te Gjergj Kastriotit, i cili u quajt "hajdut kuajsh dhe agjent i italianeve", si dhe krejt tradites kulturore shqiptare te djeshme e te sotme. Paradoksizmi i ketyre sulmeve ishte pranvera e vitit 1997, kur turmat e vulgut shqiptar, te nxitur, vec te tjerash, edhe nga keta intelektuale renegate, i vune zjarrin e i vune kazmen deshmive te cmuara te qyteterimit shqiptar, arkivave, teatrove antike, muzeut te Gjergj Kastriotit! 

Per te vazhduar me vlerat shpirterore te krijuara nga ky popull, le te kujtojme poezine orale shume-shekullore, kodet zakonore, ritet antike, muziken, koreografine, kostumet e mahnitshme, per te ardhur gjer te letersia shqipe. Kjo e fundit, duke u futur ne klubin e zgjedhur te letrave te medha te botes, u be vecanerisht e bezdisshme per ithtaret e tezes se shqiptaret jane te paafte per kulture. Ndaj, ashtu si krejt qyteterimi shqiptar, ajo do te pesonte sulmet e deshperuara e vulgare te antishqiptarizmit. Ne kete rast do te ndodhnin veprime te turpshme, aq asnje vend, sadopak dinjitoz, nuk do t'i lejonte kurrsesi. Endacake te huaj, ata qe s'i njeh kush e nuk i pyet kush ne vend te vet, mesues fshati nga Kalabria apo nga Gjermania e Jugut ftohen ne Shqiperi per te hedhur balte mbi letersine shqipe e kulturen shqiptare. 

Ky racizem kulturor antishqiptar, i pashembullt ne boten e sotme, u be i mundur per shkak te kunder-patriotizmit shqiptar. Te dy ata ishin nder faktoret themelore qe mundesuan rrenimin ne menyre te turpshme te shtetit shqiptar, te ushtrise, te policise e krejt ngrehines shteterore. 

Racizmi kulturor antishqiptar merr pamje edhe me te shemtuar e te papranueshme, kur kujtojme se vete shqiptaret s'kane kurrfare percmimi ndaj kultures se te tjereve. Mungesa e racizmit dhe e shovinizmit te shqiptaret, pjelle e natyrshme e mendesise se tyre te hapur e miqesore ndaj te huajve, ndaj mikut, bashke me tolerancen fetare, tolerance e thelle, e vertete, e papudrosur nga kurrfare konformizmi, jane, ashtu sic u tha me lart, cilesi te tjera themelore, qe deshmojne nje nivel qyteterimi te ketij populli kaq te sulmuar per te kunderten. 

Per fat te keq, ashtu si te gjithe popujt, shqiptaret kane cenet dhe veset e tyre, po aq te forta, ndoshta sa virtytet, po ajmè, me spektakolare se ato. 

Ndryshe nga hebrenjte e disa popuj te tjere, qe jane solidare e te lidhur me njeri - tjetrin, shqiptaret mezi c'presin rastin per t'u percare. Natyra e tyre tejet individualiste eshte xehe e pafundme per te pjelle egoizmin, ambicien, smiren e etjen per karriere. Kendej rrjedh vaniteti, kapardisja e neveritshme e sedra e semure. 

Keto cilesi te natyres njerezore, qe ndeshen kudo, behen vecanerisht te rrezikshme te shqiptaret, per shkak te tradites se shkurter te jetes nen nje shtet shqiptar. Prej tyre rrjedh nje keqkuptim tragjik per lirine dhe per shtetin. Pa u pajtuar dot me ate ligj themelor qe lirine e njeriut te vecuar e ve detyrimisht ne raport me lirine e te tjereve, shqiptari shpesh e ka te veshtire te kuptoje se liria njerezore, ndryshe nga liria absolute e kafsheve eshte madheshtore, pikerisht, ngaqe eshte e veshtire, domethene e kufizuar nga ligji. Ketej vijne keqkuptimet per demokracine, per vete shtetin dhe ngrehinat e tij. 

Koncepti i gjymte per shtetin, zbehja e tij perpara terheqjes fisnore apo klanike con disa here ne konceptin po aq te gjymte per kombin, kur krahinarizohet kthehet ne rival te kombit. 

Kjo eshte kushtezuar, me sa duket, nga jetesa shumeshekullore nen perandorine osmane, pra nen nje shtet qe nuk ishte i tyre, rrjedhimisht ndaj te cilit s'mund te kishin as nderim e as dhembshuri. Periudha e Pavaresise, ajo e Republikes ne fillim e pastaj ajo e Mbreterise ishte relativisht e shkurter, kurse gjate sundimit te eger komunist koncepti i shtetit u zbeh perseri nen peshen e dickaje te parrokshme, te huaj e, ne fund te fundit, te shpelare prej cdo ngjyrimi kombetar, qe ishte partia komuniste. 

Sado paradoksale te duket, ishte diktatura komuniste qe i dha goditjen me te pabese shtetit shqiptar. Nje shtet, sado i rrepte, sado i zymte, sado me ngjyrim politik komunist, do te ishte me i pranueshem e per dicka do t'i hynte ne pune Shqiperise, se sa ajo moluske e squllet, pa trajte e pa peshe qe ishte shteti shqiptar. Partia komuniste, e obseduar per te mos e ndare pushtetin me kurrkend, ishte xheloze, madje, edhe ndaj vete shteti te vet. Parulla "partia mbi te gjitha" perseritej dite e nate kudo, si ne ankth. Me te gjitha menyrat jepej te kuptohej se institucionet shteterore: parlamenti, ministrat, madje ligjet themelore te shtetit, duke perfshire edhe kushtetuten, nuk kishin asnje vlere perpara autoritetit te partise. Fjala "shtet", madje dhe fjala "komb" zevendesohej kudo me fjalen "popull". Keshtu kishim "ushtri popullore" e jo kombetare, kuvend popullor, teater popullor etj. 

Keshtu ne menyre te perditshme, njerezit, qysh femije mesoheshin te mos e nderonin shtetin, institucionet dhe simbolet e tij, per te ruajtur gjithe devotshmerine, nderimin e friken e tyre per partine. 

Ne subkoshiencen e tyre shqiptaret do te ishin me te kenaqur sikur policia shqiptare te ishte nje polici e vertete, me te gjitha tiparet qe ka nje polici, duke perfshire edhe ashpersine, edhe goditjen, edhe shkopin prej gome, sesa ajo polici qesharake, me uniforma gjysme te zberthyera, qe nuk trembte kurrkend. Shqiptaret e dinin fort mire se pas pamjes prej babloku te policeve dhe pas idilit te marredhenieve popull - polic, kur ky i fundit thirrej prej femijeve "Xhaxhi polici", fshihej nje realitet tjeter, i frikshem e sketerror: terrori i vertete komunist i ushtruar prej Sigurimit. Ashtu si partia e kishte privuar shtetin shqiptar prej autoritetit, ne shembullin e saj sigurimi kishte bere te njejten gje me policine. Dhe keshtu ndodhte me te gjitha ngrehinat, pa te cilat nje vend nuk mund te jetoje: financat, ligjet, ushtria. Gjysme milione bunkere qe nuk hynin ne pune per asgje, vec per demtim psikik te popullsise deshmojne mosseriozitetin e komunisteve edhe ndaj dickaje qe duhej cmuar fort per ta: ushtrise shqiptare. 

Percmimi komunist ndaj shtetit klasik qe u shfaq haptazi ne Kine gjate revolucionit kulturor dhe qe shkaktoi miliona viktima, ne Shqiperi gjalloi si nje semundje e fshehte sfilitese. Kjo padashuri kembengulese ndaj seriozitetit te shtetit lidhej ne fund te fundit me fillesen jokombetare te komunizmit shqiptar, me faktin qe per nje kohe te gjate ata nuk e fshehen qe atdheu i vertete i komunisteve ishte Bashkimi Sovjetik, me shperfilljen e tyre ndaj dramave te kombit, sidomos ndaj asaj te Kosoves, me mungesen e plote te nje strategjie kombetare. 

Ky rrenim i perditshem i autoritetit shteteror shpjegon ne nje fare mase rrenimin si nje gardh i kalbur te ngrehines shteterore, te ushtrise e te policise ne mars te 1997. 

(*) Marre me shkurtime nga Eseja me te njejten emer, qe eshte botuar vite me pare
shko