e diel, 27 shkurt 2011

Pacolli në hall. Ka shkelur kushtetuten duke votuar Qeverine

Vetëm pak minuta pasi është zgjedhur president, Behgjet Pacolli ka shkelur Kushtetutën. Në cilësinë e kreut të shtetit, ai ka votuar kabinetin qeveritar gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, të mbajtur të martën e kaluar.


Pacolli shihet në xhirimet televizive dhe në shumë foto me dorën e ngritur lart, duke votuar kabinetin e ri qeverisës – “Thaçi 2”.

Sipas Kohës Ditore, presidenti i ri, duket se, nuk e ka pasur parasysh faktin se Kushtetuta nuk ia lejon që të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik, pas dhënies së betimit.


Dhe, posti i deputetit, sipas gazetës, kualifikohet si funksion i tillë.


Pacolli ka ndikuar në rezultatin e votimit të Qeverisë. Ka bërë që numri i mbështetësve të qeverisë së re të rritet në 65 deputetë.


Me këtë tast, presidenti i ri ka rënë ndesh me nenin 88, pika 1 të Kushtetutës, i cili ndalon kryerjen e ndonjë funksioni tjetër publik/


Ekspertët juridikë thonë se rasti Pacolli është i njëjtë me rastin e pararendësit të tij, Fatmir Sejdiu, i cili në shtator të vitit të kaluar, ka marr vulën e shkelësit të Kushtetutës. /Telegrafi
shko