Muzika mund të jetë një nxitës i mirë për natën e nxehtë në mesin e çarçafëve, ndërsa terapeutët e seksit pajtohen se melodi të caktuara ndikojnë shumë mirë në relaksim dhe në formimin e disponimit për seks.
Bazuar në këto mendime DJ nga Hollivudi, Mishell Peshi, e përpiloi listën e dhjetë këngëve më të mira të cilat stimulojnë bërjen e seksit.
Kings of Leon - Sex on fire
Titulli i kësaj kënge flet vetë, meqë është fjala për melodinë e ndezshme të mbushur me energji pozitive, e cila juve dhe partnerin tuaj ju dërgon në aksion vetëm pas disa takteve të para.
Usher - Love in this club
Kjo këngë është përzgjedhje e mirë, kur pas argëtimit të mirë të ktheheni në shtëpi, lëshojeni në veturë dhe derisa të arrini në shtëpi, te dy do të jeni të disponuar për përkëdhelje të gjatë.
Aaliyah - One in a million
Nëse jeni për ndonjë version romantik, muzika RNB është gjithmonë “mëlmesë”, që të rrisë temperaturën si në hapësira ashtu edhe ndërmjet jush e partnerit. Aaliyah ka një zë shumë sensual dhe inspiron për psherëtima të buta.
Marvin Gaye - Sexual feeling
Marvin Gaye është recetë e mirë për atmosferë “retro” dhe për lojën e vërtetë të joshjes. Zëri i butë i këtij këngëtari shkëlqyeshëm do të përshtatet me fustanin e shkurtër të zi dhe take të larta.
Next - Too close
Për ata që kanë tremë, “instant” zgjidhja është muzika e cila në të njëjtën kohë është e butë dhe sensuale, mu sikur edhe Next në këtë këngë. Partnerit tuaj me siguri që do t’i pëlqejë kjo përzgjedhje, e cila e ka mesazhin e qartë.
Justin Timberlake - What goes around comes around
Tingulli oriental i kombinuar me zërin seksi të Justin Timberlake-s, ndërsa në vargje përmendet mashtrimi, gënjeshtra e tradhtia. Megjithatë e tëra është e mbushur me energji seksuale dhe nxitëse. Gjëja e mirë për pajtim pas grindjes.
Dave Matthews Band - Crash into me
Një kujtim “i turbullt” nuk i pengon askujt, ndërsa kjo këngë do t’jua kujtojë dashuritë e para dhe shkollën e mesme. Kujtimi për një periudhë “të pafajshme” të jetës suaj do të zgjojë butësinë dhe dëshirën që dikujt t’i takoni.
Mary J. Blige - I'm going down
Për çfarëdo që këndon Mary J. Blige nuk është e rëndësishme, pasi që ritmi është ideal për vallëzimin e pasur erotik me plot puthje, para se të kaloni në aksion konkret, pa marrë parasysh ku gjendeni në atë moment.
Fiona Apple - Criminal
Ka diçka seksi në mënyrën në të cilën këngëtarja thotë: “Kam qenë shumë, shumë vajzë e keqe”. Kjo mund t’ju ndihmojë t’i harroni të gjitha pengesat dhe të realizoni fantazitë e juaja më të çmendura.
Chris Isaak - Wicked game
Chris Isaak dhe “Wicked Game” është klasikë e pastër, madje ndoshta edhe klishe, por “ndez” secilën herë. Absolutisht është e pamundur ta dëgjoni këtë këngë, dhe nëpër kokë mos t’u sillet mendimi se ju me partnerin tuaj do të bënit seks në rërë, m’u sikur edhe këngëtari dhe Helena Kristijansen në videoklip.