e diel, 20 mars 2011

Si i “arnojnë” japonezët autostradat e shkatërruara!

Pavarësisht katastrofës natyrore që ka goditur këtë shtet aziatik, japonezët e pabesueshëm vazhdojnë të na habisin me këmbënguljen, zellin, por më së shumti me shpejtësinë e tyre!
Në fakt, në internet është shfaqur një foto, e cila tregon autostradën e shkatërruar nga tërmeti, si dhe versionin e rinovuar për vetëm 4 ditë!

Siç shihet nga fotoja, punëtorët këmbëngulës e efikasë japonezë për vetëm 4 ditë arritën të rinovojnë një pjesë të madhe të autostradës me tre shirita, të shkatërruar nga tërmeti. 


Punët janë në fazën finale, që mund të shihet edhe nga fotoja. Kjo tregon se janë kryer edhe detajet më të vogla, transmetojnë agjencitë. 


Tani, pyesim sesa do të zgjaste rregullimi i ndonjë rruge në Kosovë, apo, sa do të zgjasë ndërtimi i “Rrugës së kombit” në pjesën e Kosovës...!/kn
shko