Sikundër të gjithë, edhe Sinan Hoxha e ka një fobi…Këngëtari i dhjetëra hiteve në muzikën shqiptare, i ka tmerr avionët, por megjithatë i duhet që çdo javë të fluturojë me to si pasojë e koncerteve të shumta që ka në diasporë.
Fragmenti që sjell këtë herë në “Bluetooth” është shkëputur nga fundjava e shkuar, kur këngëtari Hoxha udhëtoi drejt Gjermanisë. I stresuar nga turbulencat që po pësonte avioni me të cilin po udhëtonte, Sinani nuk ka duruar dhe ka ndezur një cigare, konsumimi i cilës i ka kushtuar 1000 euro gjobë për shkeljen e rregullave.
Ndonëse gjoba ka qenë shumë e kripur, Sinani e ka paguar pa bërë llafe, pasi përveçse u çlirua nga koncerti në të cilin ishte i ftuar, do t’i siguronte jo pak të ardhura.