Eliza vazhdon…
Eliza Hoxha tani ka përfunduar video-spotin e këngës "E dua këtë vend".
Këngë kjo që tregon brengën për mjedisin kosovar dhe thërret për më shumë dashuri dhe kujdes ndaj këtij mjedisi në mënyrë që të jetë aty për t'iu shërbyer edhe gjeneratave të ardhshme.
“Jam në përfundim të albumit të tretë i cili vërtet më ka marrë kohë për shkak të paraqitjeve në festivale dhe angazhimeve tjera" - tha Eliza duke shtuar se ka bashkëpunime të tjera në këtë album të cilat don të mbeten befasi.