e premte, 24 shtator 2010

KUKU FACEBOOK-U!!

Facebook Engineering
Është hera e parë pas katër viteve që rrjeti social më i madh në botë Facebook” ka pasur një problem serioz që ka shkaktuar mbylljen e faqes për rreth 2.5 orë. 


"Kjo është ndërprerja më e keqe që kemi pasur në më shumë se katër vite, problemi kryesorë që ka shkaktuar këtë ndërprerje të madhe ka qenë trajtimi jokorrekt i disa informatave të një sistemi të automatizuar për verifikimin e vlerave të konfigurimit që është i paraparë për të rregulluar gjërat, në këtë rast më shumë ka shkaktuar dëme... Ju kërkojmë ndjesë përsëri për ndërprerje të faqes, dhe ne duam që ju të dini se ne kemi marrë punën dhe seriozitetin e "Facebook" shumë seriozisht..." vazhdon raporti i sotëm i dhënë në ora 2:29CET nga ing.Robert Johnson duke dhënë më tepër hollësi teknike në lidhje me atë që ka ndodhur.

Tani gjithçka duket të jetë në rregull. / toplajm.com



shko