Aktorja moskokëçarëse Lindsay Lohan, është liruar nga burgu pasi dorëzoi garancinë pasurore 300 mijë dollarë.
Lohan, e cila u dënua me katër javë burg për shkelje të vendimit të lirimit me kusht, është lënë e lirë, pasi ka depozituar 300 mijë dollarë garanci.
“Ajo ka qenë shumë bashkëpunuese dhe gjithmonë është, përfshirë edhe herën e fundit në incident. Le të shpresojmë se kjo është hera e fundit që ndodhin incidente të tilla”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Los Angelesit.
Lindsay Lohan duhej të qëndronte në qeli deri në seancën e ardhshme gjyqësore që ishte planifikuar të mbahej më 22 tetor të këij viti./topLajm