e premte, 31 dhjetor 2010

Vendet në të cilat duhet të bëni seks

Seksi kryesisht gjithmonë është i mirë, por mund të jetë edhe më i mirë. Mund ta bëni si përvojë për mbamendje deri në fund të jetës. Si?Shumë thjeshtë, zbuloni disa vende të reja për seks, pasi që tashmë e keni bërë në dhomën e fjetjes, por edhe në të gjitha hapësirat tjera në shtëpi apo banesë? Pra, koha është për përvoja të reja seksuale të cilat do t’i gjeni më lehtë më përzgjedhjen e vendeve të reja për seks. Shumë dëshmojnë për përvojat e paharruara të cilat i kanë zbuluar në vende të pazakonshme. U sjellim disa propozime, ndërsa listën plotësojeni vet.

Shatori 

Disa pjesëtare të gjinisë së bukur ndoshta nuk janë “të çmendura” për fjetje në shator, por kjo do të mund të jetë një përvojë e shkëlqyeshme. Përse? Natyra përreth jush stimulon instinkte primitive dhe ofron dozën e caktuar të sigurisë, ndërsa e gjitha kjo zhvillohet në hapësirën e vogël të shatorit. Nuk keni rrugëdalje tjetër, vetëm që të shtypeni mirë njëri me tjetrin.

Lavatriçja 

Seksin në lavatriçe shumica që e kanë provuar thonë që është përvojë e paharruar. Natyrisht, lavatriçja duhet të jetë e ndezur. Pse? E përcjell ritmin e trupit tuaj dhe emocionet i sjell në kulminacion. Paksa e pazakontë, por shumë e efektshme!

Parku 

Nëse keni shpirt pak më romantik në vete dhe ndizeni në adrenalinë, parku është vend i përshtatshëm dhe adekuat për ju. Seksi në park është shumë emocionues dhe i paparashikueshëm. Gjithmonë dikush mund të arrijë, por në këtë gjë fshihet edhe magjia. Nuk është për gjithkënd, vetëm për trimat.

Dhoma e fjetjes e prindërve tuaj 

Sipas mendimit të shumicës, seksi në dhomën e fjetjes së prindërve ofron përvojë të cilën do ta kujtoni gjatë. Futet në sferën e “pemëve të ndaluara”, dhe dihet që këto janë më të ëmblat. Seksi në dhomën e prindërve u rikthen në fëmijëri, por tani me aktivitete për “të rritur”.

Ballkoni 

Shumica betohen se seksi në ballkon është përvojë e paharruar. Ju dy të zhveshur dhe të emocionuar dhe në botën tuaj të veçantë, derisa jeta reale shumë normalisht zhvillohet rreth jush. Lidhje e përkryer e “të papajtueshmes”. Ndoshta pikërisht për këtë seksi në ballkon është aq i mirë.

Pylli i errët 

Drejtohuni kah pylli kur të fillojë të bie errësira. Tinguj nga pak të tmerrshëm, aroma e pyllit dhe errësira do ta bëjnë të veten. Do të zgjoni të gjitha shqisat, ndërsa seksi do të jetë në skaj të kënaqësisë dhe frikës. Ndoshta kjo nuk është përvojë të cilën duhet ta praktikoni secilën ditë, por së paku njëherë në jetën tuaj duhet këtë vetes t’ia ofroni./yp

shko