e enjte, 23 shtator 2010

Platforma e re serbe qe do e mirte ne qafë Kosoven

Qendra e Beogradit për Politikë të Re (QPRB) ka hartuar një Propozim platformë për bisedime ndërmjet Serbisë e Kosovës, njofton sot e përditshmja serbe, “Politika”. 


Ky dokument edhe në këtë rast propozon “zgjidhje” që Kosovën do ta linin edhe më sakate se që ishte nën Milosheviqin, ku jetën politike e zhvillimore do ta bënin të paperspektivë.
Po e botojmë, me fare pak shkurtime, që të shihet ky synim.Sipas kësaj gazete, Qendra në propozimin e saj niset nga “bindja se për arritjen e ujdisë serbo-shqiptare vendimtare është marrëveshja mbi pavarësinë funksionale të Kosovës  dhe mbi njohjen e statusit të veçantë për komunitetin serb”.
Autorët e këtij dokumenti nisen nga qëndrimi se serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë u duhet ujdia mbi jetën e përbashkët dhe ardhmërinë.

“Qëllimi i këtij propozimi është zgjidhja funksionale, sipas të cilës serbët në Kosovë do të fitonin ndërlidhjen e institucionalizuar ndërkomunale, dhe në anën tjetër Serbia nuk do të pengonte hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe pavarësinë e saj funksionale”, thuhet në dokument, të cilin sot e ka publikuar ekskluzivisht vetëm gazeta “Politika”.
Sipas Propozimit6, Marrëveshja duhet të zgjidhë tri probleme: Çështjen e sovranitetit, Çështjen e përfshirjes së Kosovës në institucionet ndërkombëtare, dhe Çështjen e marrëdhënieve midis bashkësisë serbe dhe asaj shqiptare në Kosovë.
 
Marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës kur është fjala për bartjen e pavarësisë legjislative do të merrte model më së shumti Marrëveshjen e Uesministrisisë (Statute of Westminster), të cilën Mbretëria Britanike e kishte nënshkruar me Australinë, Zelandën e Re, Kanadanë e Afrikën e Jugut më 1931. Me këtë marrëveshje këto vende fituan pavarësinë legjislative, por sovraniteti në parim i mbetej Britanisë.
 
Problemi qëndron në emërtimin e kësaj marrëveshje, konsideron qendra, sepse do t’i jepte një ngjyrim negativ kolonial.
 
Po ashtu, marrëveshja me Kosovën rreth çështjes së përfshirjes së Kosovës në institucionet ndërkombëtare do të bëhej sipas Marrëveshjes themelore ndërmjet dy Gjermanive (Grundlagenvertrag), kurse për nga raporti kushtetues i dy bashkësive nacionale sipas marrëveshjes së Ohrit e të Dejtonit (de facto njihet pavarësia e në shteti me kushtëzimin e strukturës së brendshme të tij shteti).
 
Bazë e pavarësisë funksionale të Kosovës (nga pikëvështrimi serb) do të ishte marrëveshja me Serbinë, në të cilën ajo bart kompetencat sovrane (pavarësinë legjislative) në Kosovë, duke e kushtëzuar atë me detyrimet e palës së Prishtinës që kanë të bëjnë me entitetin serb. Bazë e pavarësisë funksionale nuk mund të jetë Kushtetuta e Kosovës, por vetëm Marrëveshja e Serbisë, e Kosovës dhe e BE-së, si garantuese (me autorizimin e KB-ve përmes një rezolute të re. Sovraniteti i Serbisë do të pranohej deklarativisht me marrëveshje të ndërsjellë në të cilën do të thuhej se kompetencat sovrane (delegohen) në Kosovë, që juridikisht do të thoshte se Kushtetuta e Serbisë mbetet burim i këtyre kompetencave që mund të jetë shumë thelbësore në rast të shkeljes së marrëveshjes nga ana e Kosovës kundruall komunitetit serb.
 
Gjatë negociatave duhet të amendamentohen ligjet e Kosovës mbi organizimin territorial dhe Ligjit mbi vetadministrimin lokal, që janë më thelbësorët për komunitetin serb (korrigjimi i Planit të Ahtisaarit në këtë fushë). Aty duhet gjetur baza për formimin e lidhjes së komunave me sa më shumë kompetenca: arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale, gjyqësia, policia. Ndoshta më së miri është që disa çështje të ndjeshme (policia) të jenë formalisht në nivel qendror të Kosovës, por që mund ose duhet të barten në nivel komunal, përkatësisht në nivel ndërkomunal (me marrëveshje në mes të disa komunave) që pastaj ajo të mund të shërbente edhe si zgjidhje për enklavat serbe. Në këtë mënyrë do të kishte siguri për serbët pa entitet territorial, por de facto me polici serbe. Insistimi në entitetin territorial përkujton Dejtonin, që BE-ja dhe SHBA-ja kurrë më nuk do ta pranojnë, meqë këtë e konsiderojnë problem.
 
Nuk është e dëshirueshme të kërkohet çfarëdo forme e autonomisë territoriale për veriun e Kosovës, meqë dihet se shumica e serbëve jetojnë në jug të Ibrit: në vend të kësaj duhet të shkohet në forcimin e kompetencave të komunave.
 
Projekti thekson se bashkësia serbe për të gjitha këto duhet të ketë garanci kushtetuese (numër të caktuar deputetësh në Parlament, ligjet kryesore të cilat duhet të kenë shumicën e votave të deputetëve serbë), pastaj participim në Gjykatën Kushtetuese, në Komisionin Republikan Zgjedhor:    
 
Ruajtja e sistemit parlamentar, ku kryetari zgjidhet në Kuvend. Kjo do t’i jepte peshë faktorit serb. Pala serbe duhet të ketë disa kompetenca specifike të rezervuara, siç është ministria për Kthim.
 
Kosova fiton pushtetin legjislativ, gjyqësor, ekzekutiv dhe monetar.
 
Sipas propozimit fillimisht do të nënshkruhej marrëveshja, e pastaj rezoluta e re e KS të KB, e pastaj vjen dërgimi i misionit të BE-së në Kosovë, në të cilin Serbia do të kishte një rol të vetin.
 
Sipas modelit të Grundlagenvertrag, pas nënshkrimit të marrëveshjes duhet të pasojë akti ynë i njëanshëm me të cilin vërtetojmë sovranitetin burimor të Serbisë, i cili do të aktivizohet në rast të shkeljes së sovranitetit.
 
Trupi i përbashkët trelateral i përbërë nga Serbia, Kosova dhe BE-ja mbikëqyr zbatimin e marrëveshjes dhe i raporton KB-ve.
shko