e enjte, 23 shtator 2010

Presidenti i AKR-së vazhdon lobimin ne New York

Presidenti i AKR-së vazhdon takimet me përfaqësues të shumë vendeve në Nju Jork ku po kërkon njohje të reja të Pavarësisë së Kosovës. 

Z. Pacolli ka shtruar darkë pune për cështje diplomatike me përfaqësuesit e vendeve të Karikomit. Në këtë takim morën pjesë Ministrat e Jashtëm të Barbados, Antigua dhe Shën Vincent. Ky ishte takimi i tretë që z. Pacolli organizon me përfaqësuesit e Komunitetit të Karaibeve. 



Z. Pacolli ka informuar edhe një herë për situatën aktuale dhe për nevojën e njohjeve të reja që ka Kosova. Z. Pacolli ka kërkuar nga këto vende që të gjitha së bashku të shqyrtojnë me vëmendje njohjen kolektive të Kosovës.
Të mërkurën z. Pacolli ka pasur takime të frytshme me Ministrin e Jashtëm të Guajanës, Znj. Carolyn Rodrigues-Birkett. Ky ishte takimi i dytë me këtë ministër. Znj. Rodrigues i premtoj z. Pacolli se ajo do të vazhdoj komunikimin me kolegët e saj të Karikomit për t’i bindur ata për një njohje sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës për të pasur një njohje në bllok nga këto vende. Presidenti i AKR-së, z. Pacolli, para një viti ka dërguar leter tek përfaqësueit e Kosovës, Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm ku ka kërkuar kordinimin e takimeve me vendet e Karkomit dhe për ti bindur ata që ta njohin Kosovës, por fatkeqësisht asnjëherë nuk ka marrë ndonjë përgjigjie.
Z. Pacolli tha se është në dijeni për presionin që po bënë diplomacia serbe tek këto vende për të ndaluar njohjen e Kosovës,  por qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë aktivitet diplomatik për të bindur këto vende se pse duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës. Kosova duhet të aktivizoj konsull diplomatik të cilët do të punojn intenzivisht me ketë vende. Z. Pacolli i tërheq edhe një herë vërejtjen Institucioneve të Kosovës për të kordinuar punen në rrafshin diplomatik dhe të lobimit, për të bindur këto vende ta njohin Kosovën.

Z. Pacolli në kuadër të fushatës lobuese, po vazhdon takimet edhe sot në Nju Jork.
shko