e premte, 5 nëntor 2010

Mobil qysh ne filmat e Charlie Chaplin (video)

Një pjesëz filmike nga viti i largët 1928 ku shfaqet një grua me celular në vesh po bën xhiron në internet, e për më tepër ka frymëzuar edhe teori konspirative mbi udhëtimin në kohë.


Bëhet fjalë për pamjet nga filmi “The Circus” i Charlie Chaplin ku një kalimtare është kapur rastësisht nga kamera duke “folur me celular”.(shiko videon)

Producenit irlandez i filmave, George Clarke dhe një fans i Charlie Chaplin tregon se po vështronte imtësisht filmin “The Circus” dhe mbeti i shtangur nga ajo që pa.
“E pashë dhe e ripashë disa herë dhe nuk mund të jepja asnjë shpjegim për atë që pashë. Prandaj vendosa hedhjen e videos në internet dhe për të patur një ide. I vetmi përfundim që unë mund të arrij edhe pse disa persona shprehen të sigurtë, edhe pse duket mjaft qesharak, është ai që kemi të bëjmë me një udhëtim në kohë”, deklaron Clarke.



shko