e premte, 5 nëntor 2010

Facebook, filial i CIA-s

Le të supozojmë se takoni një njeri krejt të panjohur në kafene, në metro, në një bulevrad. Ky i panjohur ju pyet, se ku banoni, a jeni i fejuar apo i martuar, apo çfarë bindjesh politike keni.


"E ç´ju duhet juve kjo?" - do të përgjigjeshit ju, si person real.


Por për shumë persona që depozitojnë profilet e tyre në internet, një gjë e tillë konsiderohet më se normale, si p.sh. në rrjetin “Facebook“.



Kthehemi 25 vjet më pas, në fillim të viteve 80. Qeveria gjermane planifikoi asokohe numërimin e popullsisë. Për këtë qytetarëve iu shtruan disa pyetje personale:
Jetoni në apartament apo në shtëpi? Keni telefon? Çfarë profesioni keni?

Miliona qytetarë e quajtën një gjë të tillë si ndërhyrje në sferën private dhe krijuan qindra iniciativa qytetare kundër kësaj nisme të qeverisë.


Këto lëvizje patën sukses: më 15 dhjetor 1983 Gjykata Kushteteuese Gjermane e ndaloi numërimin e popullsisë, në mënyrën se si ishte planifikuar të kryhej ai. Gjykata e argumentoi këtë me të drejtën themelore mbi privatësinë e të dhënave personale: Çdo qytetar ka të drejtë të vendosë vetë mbi publikimin dhe përdorimin e të dhënave personale.
Teori komplotesh konspirative ose jo, fakt është që Facebook-u mbledh sasi të mëdha të dhënash.
Të dhëna me vlerë dhe të dhëna, ndaj të cilave sipërmarrja i siguron vetes të drejta masive. Shumë ofrues të tjerë, që janë të varur prej kreativitetit dhe kontributeve të përdoruesve, kanë kushte të ngjashme.
Juristët, megjithatë, kanë dyshime, nëse delegimi kaq masiv i të drejtave ndaj të tretëve është i lejueshëm – të paktën sipas ligjit gjerman një gjë e tillë është me pikëpyetje. Përdoruesit nuk e vrasin shumë mendjen për këtë. Në muajin shkurt Facebook-u donte t i ashpërsonte kushtet e përdorimit.
Si reagim ndaj kësaj pati protesta dhe Facebook-u përpunoi një projekt të dytë, për të cilin përdoruesit duhet të votonin deri në fund të prillit.
Pjesëmarrja në votim ishte 0,3 %.
shko