Coca-Cola është prodhuar për herë të parë në vitin 1886 nga kimisti John Pemberton.Fillimisht kjo pije është shitur në SHBA dhe shumë shpejt u shpërnda edhe në 200 vende të tjera.
Formula e kësaj pije mbahet e fshehur në një bodrum në Xhorxhia të SHBA-ve, dhe ruhet pergjatë 24 orëve.Sipas thisamericanlife.org, formula e Coca-Cola është publikuar edhe në vitin 1979 nga një gazetë amerikane.
Sipas kësaj faqeje, Coca-Cola ka këto përbërës:
-Acid citrik: 84.9 gram
-Kafeinë: 28.3 gram
-Sheqer: 30 (njësia nuk bëhet e ditur)
-Ujë: 9.5 litër
-Vanilje: 28.3 gram
-Karamel: 42.5 gram.
Shurupi i Coca-Cola:
-Alkool: 226.4 pika
-Vaj portokalli: 20 pika
-Vaj limoni: 30 pika
-Vaj i arrës së kokosit: 10 pika
-Koriandër: 5 pika
-Vaj i luleve të portokallit: 10 pika
-Kanellë: 10 pika
/topLajm/