e hënë, 8 nëntor 2010

Shqiperija dhe Bosnja do udhetojne lirshem

Bashkimi Evropian të hënën mori vendimin përfundimtar për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnje-Hercegovinës. Vendimi u bë publik pas mbledhjes së zhvilluar në Bruksel.
 
Informacionet më të fundit bëjnë të ditur se vendimi u miratua me unanimitet nga të gjithë ministrat e Brendshëm të unionit. Nga vendimi i sotëm dhe pas botimit në Fletoren Zyrtare, shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa viza të gjitha vendet e zonës Shengen, duke përjashtuar këtu Anglinë dhe Irlandën.
Në bazë të rregullave, vendimi hyn në fuqi 20 ditë pasi botohet në fletoren zyrtare, çka do të thotë se shqiptarët duke filluar nga 28 nëntori i këtij viti, duke pasur vetëm një pasaportë biometrike do të mund të udhëtojnë drejt shteteve të Bashkimit Evropian./telegrafi
shko