e premte, 24 dhjetor 2010

Buzët më joshëse për vitin 2010

Buzët e kuqe e tërheqin vëmendjen dhe i lënë meshkujt pa frymë dhe këtë fakt e dinë edhe bukuroshet e Hollivudit.
Nëse keni menduar se nuk jeni një tip për një grim të tillë të fortë, atëherë gaboheni, sepse përkrah nuancës së duhur, biondina, zeshkania dhe flokëkuqja dhe femra me cilën do ngjyrë tjetër e flokëve, mund të duket tejet tërheqëse.

Ne ju prezantojmë katër bukuroshet të cilat kanë pasur buzët më joshëse këtë vit.

1. Tylor Swift – flokët biondë dhe teni i zbehtë

Taylor kohëve të fundit preferon pamje magjepsëse. Buzëkuqi me ngjyrë të kuqe të ndezur në kombinim me shkëlqyesin për buzë dhe një tush të zi të trashë në sy, shkëlqyeshëm përshtatet me tualete luksoze, me të cilat këngëtarja paraqitet në skenë.

2. Sienna Miller - flokët biondë dhe teni gjysmë i errët

Buzëkuqi me nuancë të tullës në kombinim me nuancë diskrete në sy dhe shkëlqyes me nuancë bronzi, ishin të mjaftueshëm që aktorja britanike të dëshmoj se si biondet mund të bartin ngjyra fatale të buzëkuqit.

3. Beyonce – flokët ngjyrë kafe dhe teni i errët

Shumë femra mendojnë se buzëkuqi me ngjyrë të ndezur, nuk shkon me tenin e errët, por ngjyra e kuqe është tejet bindëse dhe me këtë nuanca e vërtetë në mënyrë të përkryer përshtatet me të gjitha ngjyrat e tenit. Nuanca e ftohtë e së kuqes, në çast e ka shndërruar në shembull mode për shumë vajza.

4. Salma Hayek – Flokët ngjyrë kafe të errët dhe teni i yndyrshëm

Bukuroshja zeshkane, me pamjen e saj provokuese dhe buzët sensuale, pushton në çast. Salma luan me pamjen klasike, e cila potencon bukurinë e saj natyrale e plotësuar me buzëkuq me nuancë koralesh pa shkëlqim./yp
shko