e diel, 26 dhjetor 2010

Dënohet me burg! Kendonte vrasjen me snajper të Presidentit Obama

Tre vite burg për autorin e këngës ku Presidenti amerikan, Barak Obama, përshkruhet se vritet nga një snajper.

Autori Xhon Llogan Spenser ka kërkuar falje para gjykatës në Luisvill, por kjo nuk ka bërë që
atij t’i zvogëlohet dënimi.

Gjatë seancës gjyqësore, Llogan ka thënë se ka qenë i prekur nga vdekja e ëmës së tij dhe se ka gjetur “strehim” tek një grup racist, i cili i ka ndihmuar atij të shërojë problemet me drogën.

Gjykatësi e ka cilësuar si shumë të rrezikshëm lirikën e këngës së Lloganit, ndaj ka urdhëruar që pas vuajtjes së dënimit, Llogan të jetë i mbikëqyrur nga autoritetet edhe në tre vite e ardshme. 

Kënga me titull “Snajper” për herë të parë është publikuar në internet në vitin 2007, ndërsa është vendosur sërish në vitin 2009, kur Obama mori funksionin e Presidentit të SHBA-ve. 
shko