e enjte, 30 dhjetor 2010

Eliza Dushku sot mbush 30 vjet

Eliza Patrica Dushku u lind me 30 dhjetor 1980 në Boston, ajo është rritur në Masaçustet. Ajo ka lindur nga një baba me origjinë shqiptare dhe nga një nënë daneze. Në moshën 12-vjeçare, ajo bën hyrjen e saj në kinema.


Eliza Dushku është zbuluar pas pesë muajsh kërkime nëpër Shtetet e Bashkuara për të luajtur rolin e Alice përbri Juliette Leëis në filmin ?Atë natë?. Ka luajtur në shumë filma me aktor të mëdhenj si Robert De Niro, Ellen Barkin, Leonardo diCaprio, Xhim Belushi. Eliza ka studiuar për piano, bateri dhe balet. Por ajo do të bjerë në sy pikërisht në filmin “True Lies” ku luan përkrah aktorit Arnold Shvazeneger, atëherë kur
ishte vetëm 14 vjeç.


Ndërsa në moshën 18-vjeçare ajo është një yll i ekranit të madh dhe i propozohet roli i Faith në seri “Buffy kundër vampirëve”. Fillimisht ajo do të merrte pjesë në pesë episode, por producentja vendosi që seritë të zgjasnin. Por ky film i dha asaj emrin “bad girl”.


Eliza e ka nisur karrierën e saj në një teatër të vogël për fëmijë dhe gjatë kësaj kohe ajo shpërblehet për performancën e saj. Pikërisht në vitin 1993, ajo luan në filmin “This boy’s Life” së bashku me Di Caprion, emri i të cilit ende nuk ishte bërë i njohur.


Që nga mosha 14 deri në 16 vjeç, ka qenë e lidhur me prindrit. Edhe pse në moshë të vogël dhe me ligje shumë strikte lidhur me orët e punës për një të mitur, ajo kishte marrë pëlqimin e prindërve. Ndërsa kur kishte nisur xhirimin e filmit Buffy kundër vampirëve, ende nuk kishte mbushur 18 vjeç, Eliza mori një autorizim të veçantë që i lejonte që të xhironte gjatë natës. Që nga ajo kohë shqiptaro-danezja, mori pjesë në serinë “Engjëll”. Filmi “Kthesë e gabuar”, hedh hapa në natyrën tradicionale të filmave horror klasik të viteve .


Eliza Dushku, si protagoniste në këtë film vjen me një paraqitje e cila reflekton origjinën e saj shqiptare. Në foton qëndrore të filmit si dhe ne foto të shkëputura


Nëna dhe babai i saj janë profesorë në universitetin e Bostonit dhe ka edhe tre vëllezër më të mëdhenj. Karriera e saj nisi kur ishte 10 vjeç. Vëllai i Elizës bënte një audicion për një reklamë dhe ajo vendosi që ta shoqëronte. Agjenti i të vëllait, pranoi që të kujdesej edhe për Elizën. Gjatë kohës që ishte në lice, ajo e lë për pak karrierën e saj për t’u marrë me mësimet. Falë përkushtimit dhe notave të mira pranohet në Universitetin e Bostonit dhe në Universitetin Xhorxh Uashington. Eliza nuk kishte nevojë që të bënte punë të vogla pasi që në fëmijëri fitonte para me xhirimin e filmave. Eliza ashtu si gjithë familja e saj është shumë e ekuilibruar. Edhe pse e zënë me punë, ajo gjen gjithnjë kohë për të dhënë autografe apo për të marrë pjesë në vepra bamirësie. Ajo tashmë banon në Los Anxhelos së bashku me vëllanë e saj më i madh, Nate, edhe ai aktor, drejt rrugës për t’u bërë i famshëm. Në shtëpi Eliza ka një qen të rracës berger gjerman që quhet Korbit dhe pesë peshq të vegjël. Në moshë të vogël ajo ka mësuar edhe gjuhën e shurdh-memecëve. Ngjyra e saj e preferuar është e zeza dhe pëlqen sportin e hokeit në akull. Kohën e lirë zakonisht preferon që ta kalojë me familjen e saj. Pëlqen teatrin dhe kërcimin. Grupi i saj i preferuar është Beastie Boys.


A e dini se:


E liza është 1.65 cm e gjatë. Kur ka luajtur në filmin True Lies, ndër të tjera edhe me aktoren Jamie Lee Curtis, larg shtëpisë, ajo ka fjetur në shtëpinë e aktores së famshme, në një krevat me të gjitha kafshët që Curtis mbante në shtëpi. Madje Eliza deklaroi se Jamie kishte qenë si një nënë për të. Kur ishte më e re, profesorët dhe shokët e saj, e ngacmonin kur merrte pjesë në filma. Por kur ajo xhiroi një film me Leonardo Di Caprion, ky i fundit e mësoi se si ti trajtonte këto lloj problemesh dhe të mos ta vriste mendjen për ngacmimet e vogla të liceut. Tatuazhi që ajo kishte në krah kur luante në rolin e Faith, ka qenë fals dhe Eliza e mbante atë edhe kur dilte në publik.






FILMAT


Jurassic Park
Terminator 2
Alienet
Kthesë e gabuar
Bring It On
City By the Sea
On Broadway
Nobel Son
Sex and Breakfast
Bottle Shock
The Alphabet Killer
The Coverup
Open Graves
Locked In
shko