e martë, 28 dhjetor 2010

Ëndrra e 39-vjeçares: Të jetë më e shëndosha në botë

Ka femra që duan të bëhen astronaute, balerina, mësuese etj. Dona simpson, 39 vjeç, nga Ohajo, ka ndërkohë një ëndërr tjetër, sa të çuditshme, aq edhe
të rrezikshme: të bëhet gruaja më e shëndoshë në botë. Dhe duket se mund t’ja arrijë kësaj. Për t’ja arritur duhet të shkojë 540 kilogramë, një gjë e mundshme. 39-vjeçarja merr  12 mijë kalori çdo ditë, ndërsa harxhon deri në 700 dollarë në javë vetëm për ushqime. Dona në fakt që fëmijë ka qenë shumë e shëndoshë. Në moshën 9-vjeçare ajo peshonte plot 83 kilogramë. Aktualisht ajo mban titullin si nëna më e shëndoshë që ka lindur ndonjëherë. Në vitin 2007 ajo lindi fëmijën e vet, kur ishte 241 kilogramë, duke hyrë kështu në librin e rekordeve Guinness./gt
shko