e martë, 21 dhjetor 2010

Homoseksualët në ushtri, Obama firmos nesër shfuqizimin e parimit

Presidenit amerikan Barak Obama pritet që ditën e mërkurë të firmosë shfuqizimin e parimit “mos pyet, mos trego” për t`i hapur rrugën homoseksualëve në ushtri.

Pas votimit në Kongres, si nga Dhoma e Përfaqësuseve ashtu edhe nga Senati, ligjit në fjalë i mungon vetëm firma e Obamës. Por për të hyrë në fuqi ky ligj, duhen pritur edhe disa muaj, pasi zyrtarë të Pentagonit thanë se kanë nevojë për disa muaj për të kryer ndryshimet e nevojshme në rregulla e ligje të brendshme për të mos prekur funksionimin normal të ushtrisë amerikane.
Me hyrjen në fuqi të kësaj norme, homoseksualëve u lejohet të bëjnë publike edhe nën uniformë, prirjet e tyre seksuale që ndaloheshin me anë të normës së 1993, “mos pyet mos trego”.
shko