Zbulimet e fundit të WikiLeaks nga dokumentet sekrete diplomatike amerikane e përshkruajnë qeverinë në Bjellorusi si “regjim kriminal me një natyrë të dhunshme dhe autoritare”.
Vlerësimi u citua nga e përditshmja spanjolle El Pais.
Mesazhet diplomatike të shkruara nga diplomatët amerikanë në Minsk në vitin 2007 dhe 2008 e përshkruajnë presidentin Aleksandër Lukashenko si “diktator” dhe një “fshatar i kthyer në zyrtar të ideologjisë”, të cilin revolucioni sovjetik e kishte bërë të besonte se “shteti udhëheq popullin”./on